LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfshihet nga moti i ftohtë

Kosova përfshihet nga moti i ftohtë

Bora që ra sot ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Megjithatë rrugët janë të kalueshme thanë zyrtarë të policisë. Deri në mesditë kanë qenë të kalueshme edhe rrugët rajonale si dhe pikat kufitare.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovë, Sabrije Kamberi tha për RTK se deri në mesditë nuk është paraqitur ndonjë pengesë, që mund të vështirësonte qarkullimin në komunikacion.

Meteorologët parashikojnë përmirësim të motit ditëve që vijnë. Nuk do të ketë reshje të intensitetit të lartë. Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj thotë se do të ketë ngritje të temperaturave.


“ Këto reshje nuk do të jenë reshje intensive, do të përfundojnë gjatë ditës së sotme dhe temperaturat do të rriten dhe deri në fund të javës do të jenë 10 gradë celsius. Nga fundi i javës do të ketë reshje më intensive dhe por gjithnjë me kondita normale klimatologjike, prandaj do të ketë erë nga dita e sotme e cila do të ndikojë që të shkrihet edhe kjo sasi e borës e cila ka ra”, tha Tahirsylaj.

Megjithatë, bora ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në komunikacion. Policia e Kosovës, apelon tek ngasësit e automjeteve të shtojnë kujdesin dhe të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore. /RTK/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori