LAJMI I FUNDIT:

Kosova përfiton nga “përvoja polake” e Berishës

Kosova përfiton nga “përvoja polake” e Berishës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po përgatitet për ndeshjet eliminatore të “Eurobasket 2017”, shkruan sot Koha Ditore.

Për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe për Përfaqësuesen gjithçka është e re, gjithçka bëhet për herë të parë. Por është një lojtar që ka përvojën e eliminatoreve, madje edhe të vetë Evropianit.


Është Dardan Berisha, lojtari më i mirë kosovar. Ai është paraqitur dy herë në eliminatore, për “Eurobasket 2011” dhe “Eurobasket 2013” me Përfaqësuesen e Polonisë.

Në të dy herët Polonia ka prerë biletën për të luajtur në “Eurobasket”, kurse Berisha është paraqitur vetëm në “Eurobasket 2011”, ku edhe shpërtheu në skenën ndërkombëtare.