Importi i thëngjillit në Kosovë nuk ka shënuar aspak rënie, përkundër asaj që Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe kompania që kjo ka kontraktuar për përpunim dhe shitje të thëngjillit po thonë se i kanë rikthyer qymyrin vendas tregut kosovar. Të dhënat e doganave tregojnë se tregu i Kosovës industria private dhe institucionet shtetërore po furnizohen nga importi.
Një kontratë mbi katër milionë euro që gjiganti elektrik KEK i ka dhënë një shoqërie aksionare për furnizim me thëngjill, nuk ka arritur ende ta stabilizojë tregun e Kosovës, i cili që prej më shumë se një viti, ishte kthyer kah importi. Vetëm në tre muajt e fundit Doganat e Kosovës kanë regjistruar 29.663 tonë thëngjill të importuar gjë që tregon se importi nuk ka rënë fare, raporton Radio Kosova.
Ndërkaq KEK-u dhe shoqëria aksionare që është kontraktuar për të furnizuar tregun thonë se po përmbushin kërkesat. Por, po ankohen në operatorët ilegalë që vazhdojnë të nxjerrin dhe shesin qymyrin në të zezë.
Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala, ka thënë se kontrata po mbikëqyret. ”KEK-u nuk është megjithatë përgjegjës për furnizim të tregut me qymyr”, ka thënë Buzhala.
Hamit Lecim, menaxher gjeneral i shoqërisë aksionare “Kosova Thëngjill” e vetmja e kontraktuar nga KEK-u të bëjë përpunimin dhe shitjen e thëngjillit ka thënë se i është drejtuar qeverisë duke u ankuar se po e mbysin operatorët klandestinë. “I kam dërguar një shkresë Ministrit të Zhvillimit Ekonomik për operatorët ilegal, por nuk më ka kthyer asnjë përgjigje”, tha Leci.
Kurse, kryetari i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale, Ahmet Tmava ka thënë se këtë kaos po e shkakton vakumi ligjor i cili ekziston aktualisht. “Ne po kërkojmë më shpejt bërjen e ligjit për miniera dhe po kërkojmë nga qeveria që të kërkohen mundësi që qymyr të mos futet më në Kosovë sepse ka rezerva marramendëse edhe për eksport“, ka thënë Tmava.
Kosova llogaritet vendi i pestë në botë për kah rezervat e thëngjillit. Por përkundër rezervave prej 13 miliardë tonë sa vlerësohet të jenë sipas një strategjie të Qeverisë dhe një raporti të Bankës Botërore vendi gjatë dy viteve është kthyer komplet kah importi për shkak të parregullsive të autoriteteve në menaxhimin e aseteve të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel