LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka kapacitete turistike

Kosova ka kapacitete turistike
-->

Kosova ka shumë vende interesante për tu vizituar dhe ajo çka e dallon është mikpritja, është thënë nga delegacioni kosovar ne Forumin Botëror te Turizmit qe po mbahet ne Stamboll.

Kosova është një shtet i ri dhe i vogël por shumë mikpritës, ka thënë udhëheqësi i Divizionit për Turizëm në MTI Hysen Sogojeva.

Ne prani të ministrave e mysafireve të shumtë nga vende të ndryshme botërore, delegacioni kosovar i prirë nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati patën rastin për të prezantuar Kosovën gjatë takimeve e konferencave të shumta.

Kosova ofron natyrën me male të bukura, qytete të vjetra e kulturore, rini e festivale të ndryshme. Ne Kosove po ashtu gjenden restorante me ushqim të llojllojshëm e tradicional që i shijojnë shumë turistet, është thënë me këtë rast.

Udhëheqësi i Departamentit të Turizmit Sogojeva, ka potencuar po ashtu se Kosova përbehet nga shumica shqiptare prandaj edhe ne Kosove të gjithë mysafiret mund të hasin në mikpritjen e njohur shqiptare.

Ndryshe, zëvendësministri Kastrati është duke e shfrytëzuar këtë forum edhe për takime me delegacione të ndryshme nga e gjithë bota, për të biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe investimeve. Pas Stambollit, forumi i ardhshëm botëror i turizmit do të mbahet në Dubai. /Telegrafi/