LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Suedia zgjasin bashkëpunimin ekonomik

Kosova e Suedia zgjasin bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), Enver Hoxhaj dhe Ingrid Johansson, nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar (Sida), kanë nënshkruar Marrëveshjen për zgjatjen e afatit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Suedia dhe Republika e Kosovës, në nëntor të vitit 2009, kanë lidhur Marrëveshjen për Bashkëpunim Zhvillimor për periudhën 2009-2012, ndërsa me nënshkrimin e sotshëm, ky bashkëpunim ndërmjet dy qeverive është zgjatur deri më 31 dhjetor 2013.

Sipas kësaj Marrëveshjeje, Suedia do të ofrojë mbështetje financiare për bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Suedisë gjatë periudhës deri në fund të vitit 2013.


Objektivi i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Suedisë është që të kontribuohet në integrimin e Kosovës në BE, në zhvillimin ekonomik dhe stabilitet.

Bashkëpunimi do të koncentrohet në tre sektorë kryesor, në mjedis dhe klimë, në arsim dhe në qeverisje demokratike dhe të drejtat e njeriut. /Telegrafi/