LAJMI I FUNDIT:

Kosova e pret nga Italia ratifikimin e marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve

Kosova e pret nga Italia ratifikimin e marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë këtij takimi ministri Zharku, dhe ambasadori Piero Cristoforo Sardi biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në fushat që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.


Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Italian, me projektet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore, si vazhdimin e ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, procedurat që po zhvillohen për ndërtimin e pjesë së Autostradës Prishtinë-Nish, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë.

Zharku theksoi rëndësinë e ratifikimit nga Parlamenti Italian të marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

Ambasadori Sardi e njoftoi ministrin se Republika e Italisë këtë vit do ta udhëheq procesin e Berlinit përmes të cilit parashikon investime në infrastrukture në vendet e Ballkanit Perëndimor .

Ministri Zharku kërkoi përkrahje në shtyerjen e këtyre proceseve me theks të veçantë për financimin e autostradës Prishtinë –Merdarë dhe linjës hekurudhor Leshak –Hani Elezit. /Telegrafi/