LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Suedia diskutojnë reformat kyçe të zhvillimit

Kosova dhe Suedia diskutojnë reformat kyçe të zhvillimit

Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, organizuan takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit Suedez të reformave me Kosovën, e cila parasheh marrëveshjen e bashkëpunimit për reforma gjatë 2014-2020.

Në hapje të takimit, ministrja Mimoza Ahmetaj tha se “Objektivi i përgjithshëm i bashkëpunimit të reformës në mes të Suedisë dhe Kosovës është që të mbështesë integrimin në BE dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për qytetarët e Kosovës. Suedia ka qenë jo vetëm një partner i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës, por edhe një aleat shumë i rëndësishëm politik. Sot, ne konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të përqëndruar reformat në tri fusha kryesore: zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e sektorit privat, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, mjedisit dhe ndryshimet klimatike”.


Ndërsa ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, tha se “Qëllimi i këtij takimi vjetor është që të ketë një dialog të hapur dhe të besueshëm mbi arritjet dhe rezultatet e bashkëpunimit për reformë ndërmjet vendeve tona, por edhe të sfidave gjatë bashkëpunit si për Suedinë ashtu edhe për Kosovën. Suedia është e kënaqur në përgjithësi me bashkëpunimin për reformën dhe sinqeritetin për dialog nga ana e Kosovës, edhepse janë shumë sfida me të cilat ballafaqohet Kosova”.

Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga ministrja Ahmetaj dhe ambasadori Nilsson shqyrtuan progresin në zbatimin e përkrahjes Suedeze për periudhën nga 2014-2020, në vlerë prej 8-10 milionë euro në vit. Delegacionet konfirmuan se ndihma është duke u zbatuar siç është planifikuar, aktualisht me 25 programe dhe projekte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori