LAJMI I FUNDIT:

Kosova dëmtohet nga tregu i përbashkët rajonal

Kosova dëmtohet nga tregu i përbashkët rajonal

Ekspertët e ekonomisë në vend thonë se nga Plani për Zonën Rajonale Ekonomike, të miratuar në Samitin e Triestes, Kosova më shumë do të humbasë sesa pritet që të përfitojë. Sipas tyre, shtetet e vogla si Kosova pësojnë humbje në marrëveshje tregtare ekonomike për shkak të politikave doganore dhe zhvillimit të ulët ekonomik.

Në Samitin e Triestes gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar Planin për Zonën Rajonale Ekonomike (MAP), e cila për qëllim ka përgatitjen e këtyre vendeve për anëtarësim në BE.


Megjithatë, përkundër kësaj, ekspertët e ekonomisë në vend thonë se nga ky Plan Kosova më shumë do të humbasë sesa pritet që të përfitojë. Sipas tyre,shtetet e vogla si Kosova pësojnë humbje në marrëveshje tregtare ekonomike për shkak të politikave doganore dhe zhvillimit të ulët ekonomik që ka vendi ynë, shkruan Zëri.

Kurse përfitimet mund të jenë në rrugën e integrimit në tregun evropian, fushës së energjisë e në lëvizje të lirë.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Triestes e ka konsideruar frytdhënës për fushën e energjisë. Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për Kosovën për bashkëpunim me vendet e rajonit.

“Pjesë e rëndësishme janë projektet në energji dhe në transport, që krijojnë korridore të reja dhe lidhje në korridore ekzistuese për të gjitha vendet e Ballkanit, si dhe mundësi për avancim drejt një tregu të përbashkët rajonal energjetik për ta shfrytëzuar potencialin komplementar të burimeve energjetike në rajon”, ka thënë Rukiqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori