LAJMI I FUNDIT:

Kosova i bashkohet Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF)

Kosova i bashkohet Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF)

Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar një marrëveshje, përmes së cilës i bashkëngjitet Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF).

Kjo marrëveshje i mundëson Qeverisë së Kosovës të ngrit totalin e fondeve për investime për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, me potencial teknologjik nga Ballkani Perëndimor për më shumë se 40 milion euro.


Me këtë rast, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami  deklaroi se kjo mbështetje për Qeverinë e Kosovës ndikon shumë në zhvillimin e ndërmarrësisë.

Kurse, përmes funksionalizmit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive edhe përmes Fondit të Inovacionit për Ndërmarrjet, është krijuar një kornizë e rëndësishme për qasje në financa.

“Qeveria kosovare pas funksionalizimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, tani po i bashkëngjitet këtij mekanizmi, duke i ndihmuar kështu të rinjtë që kanë njohuri dhe shkathtësi. Në mënyrë që me idetë dhe start-upet e tyre të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave dhe afarizmit ndërkombëtarë. Ne do të mirëpresim që zyrtarët e BE-së të na ndihmojë neve si ministri dhe Agjencionit Kiesa, që t’iu ndihmojmë start-upeve tona që të përfitojnë nga ky fond ku kërkesat janë mjaft strike dhe të larta. Ne si qeveri kemi mbështetur mjaft dhe kemi pasur projekte për përmirësimin e ambientit të biznesit, para disa ditëve edhe në Stamboll nga Forumi Botëror Investitor, që kemi marr një çmim si qeveria më mbështetëse në formumin e startua. Duke marr parasysh edhe nënshkrimin e kornizës me BE-në, ne tani jemi duke punuar që të iu bashkëngjitëm edhe programeve tjera si Kosmo. Presim që problemi i qasjes në financë të mos jetë më në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por as për start-up në Kosovë”, deklaroi Bajrami.

Në anën tjetër, Tatjana Zabasu, Partnere menaxhuese në “South Central Ventures”, foli për Investimin e Kosovës në fondin ENIF.

Sipas saj, investimi në ENIF-në nga Qeveria e Kosovës, është një kontribut i rëndësishëm, pasi  që tregon interesimin e saj për zhvillimin e një ekosistemi të favorshëm për teknologjinë e NVM-ve.

Drejtori i Agjencisë për Nxitje të Investimeve (KIESA), Besian Mustafa tha se programi ENIF, synon t’i financojë kompanitë e etabulara dhe me potencial në Ballkan, duke përfshirë edhe shtetin e Kosovës.

“Që nga sot përfshin ENIF-në që investon në fazën e hershme të kompanive. ENIF që investon në kompanitë në rritje e sipër dhe duke përfshirë programet e MTI Kiesa,  siç janë zhvillimi i NVM dhe zonave ekonomike. Dhe promovimi dhe përkrahja e eksportit, mbyllem qarkun e mbështetjes së kompanive nga fillimi e deri tek ndërkombëtarizimi i tyre”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa Olivia Somers, përfaqësuese e Fondit Evropian për Investime (FEI), tha se e bën të lumtur fakti që shtetit të Kosovës po i shtohen investimet  në Fondin e Inovacionit për Ndërmarrje.

Ajo tha se kjo shpreh përkushtimin e Kosovës për mbështetjen e NVM-ve inovative, por edhe dedikimin e saj për të qenë partner i rëndësishëm në krah të partnerëve tjerë si FEI, Komisioni Evropian, BERZH, KWW.

Fondi ENIF menaxhohet nga “South Central Ventures” dhe që nga shtatori i vitit 2015 është aktiv në Ballkanin Perëndimor. Portofoli i tij deri më sot përfshin 8 kompani të teknologjisë së lartë, e  që në fazën fillestare treguan rritje të hershme./Telegrafi/