LAJMI I FUNDIT:

Kosova anëtarësohet në rrjetin Evropian të Edukimit Profesional

Kosova anëtarësohet në rrjetin Evropian të Edukimit Profesional

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po qëndron në një vizitë zyrtare në Stuttgart të Gjermanisë, ku së bashku me ministren për Dialog, Edita Tahiri iu përgjigjën ftesës së Wolfgang Schuster – kryetar i Fondacionit Evropian për Arsim për të qenë pjesë e Interreg “Programi Transnacional i Danubit” – Edu Lab.

Siç njofton zyra për informim e MASHT, ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian adreson fushat me sfidat më të mëdha sociale si: politikat e tregut të punës, sistemi dhe politikat e edukimit, si dhe ndryshimi demografik dhe migracioni.

Me këtë rast, në prezencë të Ministrit të Drejtësisë dhe Çështjeve Evropiane të Baden, Guido Wolf, ministri Bajrami bëri nënshkrimin e marrëveshjes – “Përkushtimi jonë për zhvillimin e shanseve për të rinjtë”, hap ky që zyrtarisht e bën Kosovën partner të përhershëm në mesin e më shumë se 15 shteteve të tjera evropiane që janë partnerë të këtij projekti.

Programi Transnacional i Danubit ka për synim lidhjen e edukimit me punësim në mënyrë të qëndrueshme.

Ky program do të trajtojë drejtpërdrejtë sfidat e përbashkëta dhe nevojat në fushat specifike të politikave ku bashkëpunimi ndërkombëtar pritet të japë rezultate konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori