Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizuan tryezë me qytetarë dhe biznese për të diskutuar rreth strukturës së re tarifore të propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Sipas një njoftimi, përfaqësuesit nga INDEP dhe KOSID prezantuan analizën të cilën e kanë hartuar duke marrë për bazë strukturën e propozuar, e cila parasheh heqjen e tarifave sezonale dhe bllok tarifave dhe mbajtjen e tarifave të larta dhe të ulëta (ditë dhe natë).
Dardan Abazi nga INDEP u shpreh se heqja e tarifave sezonale dhe e atyre të blloqeve është ndryshim tejet i madh që ndikon edhe në xhepin e konsumatorëve por edhe në sjelljen e tyre karshi konsumit të energjisë elektrike.
“Ne argumentojmë që struktura e re e propozuar rritë çmimin e energjisë për shtresën më të ndjeshëm të shoqërisë, të cilët në mungesë të kushteve financiare kujdesen që të kursejnë energjinë elektrike. ZRRE nuk është treguar e sinqertë që të tregojë se kategoritë e varfra të shoqërisë do të pësojnë më së shumti nga ndryshimi i tarifave. Gjithashtu, struktura e re tarifore nuk ofron masa incentive për bizneset e vogla dhe të mesme, një pjesë e madhe e të cilave kryejnë aktivitetin e tyre biznesor kryesisht gjatë muajve të verës – dhe me tarifat e reja pritet që për një pjesë të madhe të bizneseve do të ketë rritje të faturave të energjisë elektrike”, citohet të ketë thënë Abazi.
Kurse, Ymer Fejzullahu, udhëheqësi i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, ka thënë se në dokumentin propozues të ZRRE-së janë renditur parimet kryesore të propozimit të strukturës së re të cilat qartësojnë arsyet për propozimet në ndryshimin e strukturës tarifore.
“Parimet kryesore lidhur me dizajnimin e strukturës tarifore kanë për qëllim që tarifat e energjisë elektrike të jenë të arsyeshme, transparente, të kuptueshme, të pasqyrojnë kostot dhe të nxisin konsum efiçient. Në këtë mënyrë pra, propozimi i bërë do të jetë edhe i kuptueshëm, por edhe i arsyeshëm ku do të pasqyrohen kostot qartë dhe do të nxitet efiçienca. Gjithashtu, struktura e re e propozuar ka për qëllim përshtatjen e sektorit me rrethanat e reja të krijuara nga kërkesat ligjore për liberalizim të tregut dhe harmonizimit me pakon e tretë të legjislacionit evropian. Megjithatë, propozimi mbi strukturën nuk është vendim i marrë ende, duke qenë se është në konsultim publik, mirëpo ajo përmban në vete komponentet kryesore të cilat janë thjeshtësimi i strukturës aktuale dhe nxitja e shfrytëzimit efikas të energjisë gjatë pikut dhe jashtë saj”.
E përfaqësuesja nga KOSID, Rinora Gojani, ka thënë se ZRRE-ja duhet të rishqyrtojë këtë propozim dhe të mos ndryshojë strukturën aktuale të tarifave të energjisë elektrike.
“Eliminimi i tarifave sezonale në kohën që po hyjmë në sezonin e ultë veror dëmton edhe konsumatorët familjar e edhe ata biznesor. Struktura tarifore dhe ndryshimi i saj po bëhet në kundërshtim me parimin e stimulimit të kursimit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh që struktura në blloqe, në mungesë të fondit të efiçiencës, mbetet mjeti i vetëm financiar për nxitje të kursimit të energjisë elektrike. Pra, kjo skemë e re e propozuar është inkurajuese për konsumin, kurse dekurajuese për promovimin e efiçiencës së energjisë. Gjithashtu, eliminimi i tarifave sezonale vjen me rrezikun për import me tarifa më të shtrenjta – edhe pse dihet se aktualisht çmimi i importit është dyfish më i lartë se çmimi i importit”, ka thënë Gojani. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën