LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut akuzon SHBA-të dhe OKB-në për nxitje të luftës

Koreja e Veriut akuzon SHBA-të dhe OKB-në për nxitje të luftës

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, do të jenë përgjegjës në rast të nisjes së një lufte në gadishullin korean.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut para takimit të OKB-së, ku do të diskutohet për programin nuklear të qeverisë së Pehnianit, theksohet se SHBA-ja e cila kryen stërvitje të përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut dhe e cila ka treguar në rajon praninë ushtarake strategjike, do të jetë përgjegjëse kryesore për vajtjen në prag të luftës bërthamore.