LAJMI I FUNDIT:

Kontrabasisti Shkodran Osmanaj fiton çmim të rëndësishëm në Çeki

Kontrabasisti Shkodran Osmanaj fiton çmim të rëndësishëm në Çeki

Shkodran Osmanaj student nga Akademia e Muzikës në Prishtinë në klasën e profesorit Fraim Gashi, është fitues i Grant Basses Award, konventë kjo e kontrabasit e cila u mbajt këtë vit në Pragë të Çekisë.

Ky çmim u dha nga juria e Bass Europe më qëllim që të ndihmohen studentët premtues dhe të talentuar. Për KultPlus, Shkodran Osmanaj i cili është edhe anëtarë i Filharmonisë së Kosovës, tha që shpreson që përveç këtij çmimi të ketë edhe më shumë përfitime nga instrumenti që ai e ushtron.

“Jam shumë i lumtur që jam fitues i instrumentit nga mjeshtri i njohur gjerman Jakob Motter, dhe shpresoj shumë që të kem më shumë benifite nga ky instrument”, theksoi , Osmanaj.

Shkodran Osmanaj është anëtar i Filharmonisë së Kosovës, dhe ka qenë për tre vite me radhë anëtar i Orkestrës Rinore Mediterrane në bashkëpunim me London Symphony Orchestra. Tash së fundi Osmanaj, ka luajtur me Mannheimer Philharmoniker në Gjermani, anëtar i së cilës është edhe violinisti Visar Kuqi ndërsa solist ishte violonçelisti me famë botërore Mischa Maisky.