LAJMI I FUNDIT:

Kontestohet Rregullorja për përfaqësim sipas detyrës zyrtare

Kontestohet Rregullorja për përfaqësim sipas detyrës zyrtare

Ndonëse u prezantua si një e arritur e Odës së Avokatëve të Kosovës nga kryetari i saj Osman Havolli, rregullorja e nënshkruar për përfaqësim sipas detyrës zyrtare e këtij institucioni u kontestua nga disa avokatë.

Këtë prezantim Havolli e bëri në kuvendin vjetor të Odës së Avokatëve të Kosovës.


“Megjithëse kjo marrëveshje ka ngritur edhe polemika dhe diskutime në mes të komunitetit të juristëve, u vërtetua se zbatimi i saj ka krijuar rregull, rend në aspektin funksional dhe në këtë mënyrë menaxhimi i parasë publike i destinuar për mbrojtjen e çështjeve penale dhe civile sipas detyrës zyrtare po zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme andaj lidhur me këtë mund të themi se është instaluar rregull dhe zbatim efikas”, tha Havolli.

Rregullorja e Odës së Avokatëve, e qershorit të vitit të kaluar, privon nga e drejta e përfaqësimit sipas detyrës zyrtare avokatët që kanë më pak se 3 vjet përvojë pune në Departamentin për krime të rënda dhe atë për të mitur.

Pikërisht mbi këtë çështje kjo rregullore u kontestua nga avokatja, Albana Kelmendi.

“Për shumicën e personave që janë në sistemin e drejtësisë është e kundërligjshme. Po ashtu jam informuar nga Ministria e Drejtësisë ku kam kërkuar që të ndalojë zbatimin dhe ekzekutimin e kësaj rregulloreje se kryetari Havolli ka qenë i thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe i është kërkuar që të ndalojë zbatimin e kësaj rregulloreje nga ministrja Dhurata Hoxha”, tha Kelmendi.

Vërejtje sa i përket trajtimit të avokatëve të rinj pati edhe avokati Ali Beka.

“Në vend se ne t’i ndihmojmë në çdo aspekt avokatët e rinj që dalin, Oda jonë është ba pengesë dhe atë pengesë serioze për secilin të ri i cili synon dhe del avokat jo prej qejfit po prej zorit po prej qejfit që s’po mundet me gjetë vend pune”, tha Beka.

Avokatja Albana Kelmendi këtë rregullore e ka kundërshtuar sepse e konsideron se është në kundërshtim me Ligjin për Avokatinë, Kodin e Procedurës Penale por edhe Ligjin Kundër Diskriminimit.

Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar për KALLXO.com se është duke e shqyrtuar këtë rregullore. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori