LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi pasiv i duhanit, fatal për femrat

Konsumimi pasiv i duhanit, fatal për femrat

Siç është publikuar në revistën 'Journal of Clinical Endoclinology & Metabolism', tinejxheret u ekspozohen dukshëm më shumë rrezikut nga sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi pasiv sesa moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Australisë Perëndimore ka bërë një studim, i cili ka përfshirë më se një mijë tinejxherë që nuk konsumojnë duhan, me fokus në shprehitë e konsumimit të duhanit në shtëpitë e tyre.

Të anketuarit janë të lindur në periudhën prej vitit 1989 deli në vitin 1992, ndërsa janë ndjekur aktivitetet e lidhura me tymin e duhanit, para së gjithash te prindërit e tyre, e më pas të banuesve të tjerë.


Deri tani disa studime kanë zbuluar që konsumimi pasiv i duhanit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e atyre që nuk e konsumojnë, ndërsa studimi i ri australian zbulon se femrat janë shumë më të rrezikuara nga sëmundjet, njofton revista ‘Time’. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori