LAJMI I FUNDIT:

Konkursi i Pikturës dhe Fotografisë “Prishtina Ime”

Konkursi i Pikturës dhe Fotografisë “Prishtina Ime”

Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë, organizojnë konkurs të pikturës dhe fotografisë me rastin e “11 Qershorit Ditës së Prishtinës”.

Për të marr pjesë në konkursin me shpërblim të temës “Prishtina Ime” mjafton që t’i dërgoni pikturat dhe fotografitë në lidhje me Prishtinën.

Kushtet për pjesëmarrje në konkurs:

– Tema e konkursit është “Prishtina Ime”. Çfarë kuptimi ka Prishtina për ju? Pse e doni Prishtinën? Çfarë është gjëja që e doni më së shumti në Prishtinë? (Me anë të fotografisë ose pikturës që do ta bëni mundohuni tu jepni përgjigje këtyre pyetjeve).

– Në konkurs mund të marrin pjesë me një pikturë ose fotografi nxënësit e klasave të 5‐të, 6‐ të, 7‐të, 8‐të dhe 9‐të. ‐ Çdo nxënës mund të merr pjesë në konkurs me vetëm një pikturë/fotografi

– Mund të përdoret çdo lloj produkt i ngjyrave për pikturë. (Ngjyra të ujit, tempera, ngjyra të drurit, e të ngjashme).

– Nuk ka ndonjë kufizim rreth dimensioneve të fotografive dhe pikturave.

– Fotografitë duhet të dorëzohen në formë të shtypur kurse pikturat duhet të dorëzohen të vendosura në korniza ose të ngjitura në një karton të fortë dhe të trashë.

– Fotografitë dhe pikturat që do të marrin pjesë në konkurs do të përzgjidhen nga ana e jurisë që do të formohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendrës Kulturore Turke në Prishtinë.

– Nxënësve që do të fitojnë tre vendet e para në fushën e fotografisë do tu dhurohen aparat për fotografi të firmës “Sony”, kurse nxënësve që do të fitojnë tre vendet e para në fushën e pikturës do tu dhurohen 40 ngjyra dhe seti i brushave si dhe tavolinë për pikturim dhe këmbalecë piktori.

– Ndërsa 15 fotografitë dhe pikturat të cilat nuk do të mund t’i fitojnë vendet e para por që janë zgjedhur nga ana e jurisë për ekspozim, do të ekspozohen në Yunus Emre Enstitüsü Qendrën Kulturore Turke Prishtinë. ‐ Veprat që do të fitojnë vendet e para, do të shpallen në faqet e “facebook‐ut” të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës dhe Yunus Emre Enstitüsü Qendrës Kulturore Turke Prishtinë si dhe në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

– Shpërblimet e konkurruesve që do të fitojnë vendet e para, do tu ndahen me datën 11 Qershor 2016 në Yunus Emre Enstitüsü. Në të njëjtën ditë do të ekspozohen edhe 15 fotografitë dhe pikturat tjera.

– Pikturat/fotografitë duhet të dorëzohen mes datave 31.05.2016 – 09.06.2016 duke filluar nga ora 9.00 – 16.00 në “Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë”.
– Në fund të këndit të djathtë në pjesën e prapme të pikturave/fotografive duhet tu shënohet në mënyrë të qartë; emri, mbiemri, klasa, shkolla dhe numri i telefonit. Pikturat e nxënësve nuk do të merren në vlerësim nëse informatat e tyre do të jenë të mangëta.

– Të dhënat që u përkasin konkurruesve do të përdoren vetëm për qëllime të konkursit.
Ju dëshirojmë suksese gjithë pjesëmarrësve!

Adresa ku mund ti sillni punimet tuaja:

Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë.

Adresa : Lagjja Pejton, Rr. Mujo Ulqinaku nr 50, 10000 Prishtinë/ Kosovë

Telefoni: 038 609 415,

email: pristine@yee.org.tr ose pristineye@gmail.com

piktura ime

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori