LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: PDK e LDK s’mund të qeverisin më

Konjufca: PDK e LDK s’mund të qeverisin më

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë qëndrimin e tij rreth kandidatëve për qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas Konjufcës, askush nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do mund të qeveriste tutje vendin pasi ka përgjegjësi për të gjitha problemet e shtetit të Kosovës deri më sot.


Në debatin televiziv special Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, deputeti në largim i Lëvizjes Vetëvendosje tha po ashtu se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, pasi edhe ky subjekt partiak argumentoi se s’mund të sjell progres në vend.

”Isa Mustafa e Avdullah Hoti nuk janë kryeministra të Kosovës. Pazarin në fund prapë do ta bëjnë me Kadri Veselin”.

”PDK nuk mund ta ketë kryeministrin sepse është përgjegjëse për të gjitha defektet shtetërore që i kanë ndodhë Kosovës. LDK nuk mund ta ketë qeverisjen sepse e ka argumentuar që nuk është e gatshme të sjell progres në vend”.

”Figura më e qëndrueshme në skenën politike, politikani më i sinqert në vend është Albin Kurti. Nuk njoh politikan më sistematik. Vetëvendosje e ka marr miratimin e të gjitha figurave të kësaj lëvizjeve për Kurtin”, tha Konjufca. /Klan Kosova/