LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: LDK nuk ka vullnet për bashkëpunim me VV-në

Konjufca: LDK nuk ka vullnet për bashkëpunim me VV-në

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, në një intervistë për RTK, ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në.

“LDK-ja përgjithësisht nuk shfaq vullnet të fortë për bashkëpunim, kemi pasur tri takime deri më tash. Ata kanë qenë të interesuar me fol për seancë, por jo për program drejt krijimit të një qeverie tjetër, kjo neve na çudit”, tha ai.


Konjufca ka folur edhe për deklaratën e Hotit. “Këto deklarata janë bërë për dëmtimin e bashkëpunimit më VV-në. Kjo i dëmton raportet tona dhe janë deklarata të pamatura”, tha ai. Sipas tij LDK-ja, dëshiron një distance të barabarta nga PDK-ja dhe VV, për të projektuar ndonjë pazar për vetvete.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë ankand siç po bënë LDK-ja, por kemi nevojë për një bashkëpunim të sinqertë me LDK-në. Ky pozicion aktual që përfaqëson Avdullah Hoti, më shumë i përket Gardës së vjetër të LDK-së, e cila nuk donë reformime të brendshme dhe e cila nuk i jep mundësi artikulimi të një grupi aty brenda të përfaqësuar nga Vjosa Osmani, të cilët hapur kanë shfaqur hapur një mundësi bashkëpunimi me VV-në” tha ai.

Glauk Konjufca, ka folur edhe për deklarimin e Pacollit për ultimatumin e tij ndaj LDK-së. “Do të ishte gabim përcaktimi i z.Pacolli me PAN-in. Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet LAA dhe VV-së, e shtyn Pacollin për afrim me PAN-in”, tha ai për RTK.

Për demarkacionin, Konjufca, ka thënë se do të shikohet mundësitë për të zgjidhur këtë problem, duke mos e anashkaluar edhe Arbitrazhin.

Kurse për qeverisjen gjithëpërfshirëse, Konjufca, bëri me dije se si VV, janë kundër kësaj.

Sipas Konjufcës, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i përket Gardës së vjetër të LDK-së, e cila nuk do reformime të brendshme dhe e cila nuk i jep mundësi artikulimi të një grupi aty brenda të përfaqësuar nga Vjosa Osmani, të cilët sipas tij kanë shfaqur hapur një mundësi bashkëpunimi me VV-në.

Konjufca për televizionin publik tha se janë të gatshëm të votojnë kandidatin e PAN-it, për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por jo kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori