LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: E keni votën e VV-së nëse doni ta zhbëni Gjykatën Speciale

Konjufca: E keni votën e VV-së nëse doni ta zhbëni Gjykatën Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha të enjten në seancën plenare se deputetët e VV-së janë të gatshëm të votojnë pro ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Megjithatë, ai tha se  Gjykata Speciale është amendament kushtetues dhe si i tillë  nuk zhbëhet pa votat e  deputetëve të Listës Serbe.


Ai ka rikujtuar se janë deputetët e Kosovës ata që kanë votuar ligjin për Gjykatën  Speciale, ndërsa sot po kërkojnë ndryshimin e këtij ligji.

“E keni votën tonë në momentin që doni ta zhbëni Gjykatën Speciale”, tha Konjufca.