0Shares

I madhi Faik Konica, qysh më 1923 kishte shkruar për degradimin e fjalës së shkruar, nga ata të cilët ai i quan laro të pendës. Shkrimin e tij që godet ata që shkruajnë për interesa të liga, të publikuar dikur te Dielli, mund ta lexoni më poshtë.

Anglia, Franca e Gjermania nuk kanë njerëz të mëdhenj, por shqiptarët ata i kanë me shumicë! Anglia, Franca e Gjermania nuk kanë njerëz të mëdhenj, por shqiptarët ata i kanë me shumicë!

“Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’.

Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’.

Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje, mbeten sot pa punë; dhe që të mos rrinë pa bukë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga ‘laro të pisqollës’ u bënë tani ‘laro të pendës’.

Domethënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër”, ka thënë Konica. /Telegrafi/

100 thëniet më të bukura të Faik Konicës 100 thëniet më të bukura të Faik Konicës

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)