LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen rreth 3000 litra të vajit hidraulik të kontrabanduar

Konfiskohen rreth 3000 litra të vajit hidraulik të kontrabanduar

Njësia policore në Mitrovicë ka ndaluar për kontroll një automjet transportues, me ç’rast ka gjetur rreth 3000 litra të vajit hidraulik të dyshuara si të kontrabanduara.

Rasti është raportuar në orët e natës së datës 29 mars, në rrugën e ’’UÇK-së” në Mitrovicë.


Automjeti transportues i llojit Pezho me targa vendore, është identifikuar dhe lokalizuar, pasi zyrtarët policorë kishin ngritur dyshime për lëvizjen e tij në atë segment rrugor.

Pas kontrollit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e ngasësit të automjetit, polica ka identifikuar se targat e veturës nuk përputheshin me librezën e veturës, po ashtu është identifikuar se vetura në fjalë u ishte shmangur procedurave doganore.

Automjeti transportues dhe sasia e vajit të dyshuar është sekuestruar nga autoritetet doganore, ndërsa policia ngasësit i ka shqiptuar gjobë për mos posedim të regjistrimit dhe për keqpërdorim të targave.