LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Juve: Alves do të largohet

Konfirmon Juve: Alves do të largohet

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Dani Alves do ta ndërpresë kontratën me Bianconerët për ta vazhduar karrierën te Manchester City.

Mbrojtësi brazilian u transferua te Zonja e Vjetër në vitin e kaluar si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Barcelonën.


Alves lojtar i Cityt?
Lexo po ashtu Alves lojtar i Cityt?

Gjatë një sezoni te Juve, ai shënoi gjashtë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 33 ndeshje, ndërsa e fitoi titullin e Serie A dhe Kupën e Italisë, dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve ku pësoi nga Real Madridi.

“Nuk është prishje e marrëdhënieve tona, sepse motivimi është gjë thelbësor për një lojtar”.

“Dani Alves na tha se dëshiron një përvojë alternative, prandaj do t’ia ndërpresim kontratën me marrëveshje dypalëshe dhe ia urojmë gjitha të mirat”, ka deklaruar Marotta para gazetarëve të Calciomercato.com dhe Mediaset Premium. /Telegrafi/