LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Sezoni ka mbaruar për Aleix Vidal (Video)

Konfirmohet: Sezoni ka mbaruar për Aleix Vidal (Video)

Barcelona ka konfirmuar se Aleix Vidal nuk do të mund të luajë në pjesën e mbetur të sezonit, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në nyje në fund të takimit ndaj Alavesit.

Blaugranët ishin në avantazh prej 6-0 në Estadio de Mendizorroza, kur në minutën e 87-të në Vidal ndërhyri Theo Hernandez.


Mbrojtësi i krahut, i cili kishte bërë paraqitje të mirë dhe asistoi në golin e parë të Luis Suarez, menjëherë kërkoi ndihmë mjekësore, pasi kishte dhimbje të madhe.

Vidal lëndohet keq, rrezikon të humb sezonin (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vidal lëndohet keq, rrezikon të humb sezonin (Foto/Video)

Xhirimet treguan një dislokim të nyjës së lojtarit, i cili u dërgua me urgjencë në spital për t’u trajtuar. Barcelona tash ka konfirmuar për dislokimin e nyjës dhe atij i nevojiten së paku pesë muaj për t’u rikuperuar.

“E dinim që nga fillimi se ishte lënduar shumë. Është gjë e keqe për lojtarin, ekipin dhe Barcën. Shpresojmë që të shërohet mirë dhe jam i sigurt për këtë”.

“Është diçka serioze, por duhet t’i presim analizat e mjekëve (për rrjedhën e mjekimit). Dalja e Aleix na çorientoi. Nuk është e këndshme të shohësh një lëndim serioz te një futbollist, por ai është në duar shumë të mira”, është shprehur trajneri Luis Enrique.

27-vjeçari, i cili i ka shënuar dy gola këtë sezon, kishte arritur të zë vend në formacionin bazë të katalunasve, por mungesa e gjatë do ta detyrojë që sërish të luftojë për pozitën e tij kur të rikthehet. /Telegrafi/