LAJMI I FUNDIT:

Konfirmim i ri: Samsung Galaxy S8 vjen me 6GB RAM

Konfirmim i ri: Samsung Galaxy S8 vjen me 6GB RAM

Gjatë javëve të fundit kemi dëgjuar spekulime të ndryshme mbi Galaxy S8 dhe të tjera raporte pritet të vazhdojnë të dalin derisa kompania koreane të lansojë zyrtarisht pajisjen e saj të re.

Sipas një raporti të ri që ka dalur në faqet kineze, Samsung Galaxy S8 pritet të lansohet me 6GB RAM memorie dhe hapësirë të brendshme prej 256GB.

Si duket kompania do të lansojë telefonin e ri me më shumë hapësirë në mënyrë që të konkurrojë më fortë me rivalët e tyre. iPhone 7 nga Apple vjen me një variant të hapësirës me 256GB dhe kështu Samsung mund të jetë duke menduar të arrijë vlerën e njejtë me produktin e ri.

Detajet tjera mbi telefonin e ri të Samsung janë të pakta për momentin, megjithatë, kompania pritet të rrisë madhësinë e ekranit në 5.7 inç.

Sipas thashethemeve, Galaxy S8 pritet të lansohet në shkurt, gjatë konferencën teknologjike Mobile World Congress 2017.