LAJMI I FUNDIT:

Konferencë e punësimit për Infermierë në Gjermani

Konferencë  e punësimit për Infermierë në Gjermani
Foto: Ilustrim

Qendra Opportunity Center në Prishtinë mbajti konferencë punësimi për në Gjermani, agjensi kjo e cila ka bashkëpunim të ngushtë me shumë spitale, klinika dhe shtëpi pleqsh në të gjitha qytetet gjermane.

Siç bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi, në këtë konferencë u nënshkruan parakontrata të punësimit për Infermierë.


Sipas njoftimit, njëri ndër kriteret bazë e punësimit në këtë drejtim është mbarimi i shkollës për Infermieri ndërsa në ndihmë të të interesuarve Qendra Opportunity ofron kurset e gjuhës gjermane që për çdo person është kriteri i dytë i njohjes së gjuhës gjermane të nivelit B2.

“Kjo nënkupton që çdo i interesuar për të punuar profesionin e infermierit pas marrjes së certifikatës fillon procedura e aplikimit dhe marrjes së vizës së punës. Fillimisht të pranuarit vendosen nëpër qendra të shtëpive të pleqve në të cilën u jepet mundësia e njohjes së punës në Gjermani, përmirësimi i gjuhës dhe adaptimi me rregullat e punës ku pas tre muajsh mund të zhvendosen nëpër qendra universitare”.

Po sipas asaj që thuhet në njoftim Qendra e punësimit Opportunity ofron për çdo infermier pagesën prej 240 euro të qerasë së banesës ndërsa pjesën tjetër e paguan nga paga e vet e cila arrin deri në tre mijë euro ndërsa kontrata e përgjithshme nënshkruhet për aq kohë sa Infermieri dëshiron të qëndroj në Gjermani dhe është i gatshëm të punoj.

“Veç infermierisë, qendra ofron mundësi punësimi edhe në degë të tjera si në mjekësi, inxhineri, dado , specialist të makinerisë etj”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/