LAJMI I FUNDIT:

Konceptet e pesë veturave më të mira në këtë edicion të LA Motor Show (Foto)

Konceptet e pesë veturave më të mira në këtë edicion të LA Motor Show (Foto)

Në Los Angeles Motor Show 2016 janë prezantuar konceptet e disa veturave, që pritet të hyjnë së shpejti në prodhim.

Përkundër rasteve të shpeshta, kur këto makina mbesin vetëm si një formë konceptuale, sepse kurrë nuk hyjnë në treg, kësaj here kemi punime shumë më normale, transmeton Telegrafi.


Zakonisht automobilat të krijuara si koncept kanë dyer të çuditshme, rrota të mëdha dhe enterier të pazakontë, gjë që nuk do të pranohej nga klienti.

Kësaj rradhe, punimet janë shumë më lehtë të krijueshme dhe mund t’i shohim ndonjë ditë si makina në rrugë.

Sidoqoftë, këto makina janë të këndshme të shikohen sepse, janë të punuara me shije dhe teknologji të lartë.

Më poshtë janë pesë nga konceptet, që kritikët dhe entuziastët e makinave i kanë pëlqyer më së shumti. /Telegrafi/

Subaru Viziv-7
Subaru Viziv-7
Ram Rebel TRX
Ram Rebel TRX
Hyundai Ioniq
Hyundai Ioniq
Jaguar I-Pace
Jaguar I-Pace
Volkswagen Passat GT
Volkswagen Passat GT