LAJMI I FUNDIT:

Komunat lindore në Maqedoni diskutojnë për çështjet ekologjike në vend

Komunat lindore në Maqedoni diskutojnë për çështjet ekologjike në vend

Kryetarët e Komunave të rajonit lindor në Berovë kanë mbajtur seancën e tridhjetë me rradhë, në të cilën në rend të ditës kanë qenë pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekologjinë. Kryetarët kanë diskutuar për rezultatet nga faza e parë e Programit për mbrojtje të natyrës në Maqedoni dhe zhvillimet kryesore në vazën e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarët e Komunave sollën disa vendime që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e institucioneve. Vendimet u sollën për info qendrën turistike “Ponikva”, sanimin e trotuareve për këmbësorët në disa fshatra të ndryshëm në komunat lindore./Telegrafi/