LAJMI I FUNDIT:

Komuna prezanton aplikacionin “për Prishtinën”, thotë se i ndihmon qytetarët

Komuna prezanton aplikacionin “për Prishtinën”, thotë se i ndihmon qytetarët

Komuna e Prishtinës ka prezantuar aplikacionin “për Prishtinën” dhe sistemin e tërësishëm të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.

Ky aplikacion është paraparë t’iu vije në ndihmë të gjithë qytetarëve për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve dhe të ndërtimeve pa leje.


Muhedin Nushi, drejtori i administratës në Komunën e Prishtinës, tha se ky aplikacion është krijuar me qëllim që qytetarët të jenë pjesë e komunës.

“Aplikacioni për të cilin flasim është për Prishtinën dhe ka të bëjë me futjen e Prishtinës në një prej qëllimeve e kjo është krijimi i qytetit të zgjuar, smart city”.

“Çdo informacion tash e tutje do të jetë i qasshëm për qytetarët tanë, që ata të tregojnë çdo parregullsi që hasin në Komunën e Prishtinës. Është aplikacion që merret në telefon. Qytetari ka mundësi që të lajmëroj çdo parregullsi që e has në çdo moment, rrezik për pronën publike, ndotje të ambientit, taksit ilegal, problemet me bujqësi, ndërtimtari”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se kanë bërë edhe digjitalizimin e qendrës së thirrjeve, ku qytetarët mund të thërrasin pa pagesë për të paraqitur ankesat e tyre. Qendra e thirrjeve do të punojë 24 orë në 7 ditë të javë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori