LAJMI I FUNDIT:

Komuna nuk planifikon të hyra nga lejet e ndërtimit

Komuna nuk planifikon të hyra nga lejet e ndërtimit
-->

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur shkelje gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 edhe në Komunën e Istogut dhe në atë të Klinës.

Sipas raporteve të auditimit, shkeljet më të mëdha janë bërë në Komunën e Klinës, ndërsa në Istog shkeljet janë bërë kryesisht për dhënien e tokës komunale në shfrytëzim me qira.

Komuna e Istogut ka dhënë me qira tokën komunale bujqësore për shfrytëzim nga fermerët, ndërsa dhënia e tokës me qira është bërë në kundërshtim me Rregulloren 23/2013 për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, duke anashkaluar ankandin publik, rrjedhimisht konkurrencën dhe duke përcaktuar çmimin pa u bazuar në ndonjë rregullore, por në mënyrë paushall, shkruan “Zëri”.

“Në planin e prokurimit të dorëzuar në AQP-ja, Komuna nuk kishte përfshirë kontratën 3-vjeçare ‘Shërbimet e telefonisë mobile për institucionet komunale’ në vlerë të parashikuar 54.640 euro. Po ashtu, kjo kontratë është nënshkruar pa zotim të mjeteve në SIMFK-së. Komuna kishte paraparë furnizim me 186 tituj të rinj të librave, me gjithsej 472 sosh në vlerë të parashikuar të kontratës 3.000 euro. Oferta më e lirë ishte 4.471 euro apo 1.471 euro më e lartë sesa vlera e parashikuar e kontratës, çka i bën të gjitha ofertat më të larta se vlera e parashikuar. Ky proces është dashur të anulohet dhe të ritenderohet, ndërsa Komuna kishte zvogëluar sasinë e kontraktuar për të arritur vlerën 3.000 euro dhe kishte nënshkruar kontratë”, ka vlerësuar Auditori.

Në anën tjetër Komuna e Klinës nuk kishte planifikuar të hyra nga lejet e ndërtimit dhe nga taksat për regjistrimin e automjeteve gjersa inkason mjete nga këto lloje të të hyrave. /Telegrafi/