LAJMI I FUNDIT:

Komuna jep leje për ndërtim, “Pozhegu Brothers” plotëson kushtet (Foto)

Komuna jep leje për ndërtim, “Pozhegu Brothers” plotëson kushtet (Foto)

Kompania me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit “Pozhegu Brodhers”, është njëra prej kompanive që është pajisur me leje për ndërtimin e kompleksit shumë banesorë në Lagjen Kalabria në Prishtinë.

Kompania në fjale, i ka plotësuar të gjitha kushtet për ndërtim, bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi. Sipas arkitektëve të cilët e kanë projektuar këtë kompleks, ndërtesa do të jetë me të gjitha kushtet për jetesë, ku karakteristika e këtij kompleksi, është afërsia e saj me qendrën e qytetit, terreni i rrafshët, shkollat, çerdhja e shumë veçori të tjera që e bëjnë këtë objekt të dëshiruar për banim.

Krenare Kadriu, arkitekte në Kompaninë “Pozhegu Brothers”, është shprehur se, objekti i cili do të ndërtohet në lagjen Kalabria në Prishtinë, përgjatë rrugës “Rexhep Krasniqi” është objekt banimi kolektiv, me etazhitet B+P+8K .

“Karakteristikë e lokacionit ku shtrihet objekti është afërsia e saj me qendrën, lidhja me rrugët kryesore, pozita e mirë në strukturën e qytetit, tereni i rrafshët, lagje e qetë dhe e përshtatshme për banim, si dhe gjelbërimi dhe parkingjet e mjaftueshme të objektit”, deklaroi ajo.

Gjë tjetër që e bënë të veçantë këtë kompleks të banimit, është edhe afërsia me institucione edukative arsimore.

“Element tjetër me rëndësi të madhe është edhe afërsia me institucione të rëndësishme, siç janë shtëpia e shëndetit, stacioni i autobusëve, shkolla fillore, shkolla e mesme , çerdhet etj”, deklaron ajo.

Ka edhe shumë veçori të tjera që lidhen me këtë ndërtesë siç është konstruksioni i saj i qëndrueshëm dhe stabil , organizim i mirëfilltë i hapësirave, orientimi i mirë i banesave si dhe tullat në fasadë të cilat e karakterizojnë objektin për një izolim shumë të mirë me pamje te bukur, shprehet Kadriu.

Për fund, ajo ka deklaruar se punimet e para në këtë objekt kanë filluar me 17 prill 2017 dhe është paraparë të përfundojë në shtator të vitit 2018, ku ndërtesa është projektuar me 78 banesa.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, kanë bërë të ditur se kompania “Pozhegu Brothers”, është pajisur me leje për ndërtim ngaqë i ka plotësuar kushtet për ndërtim.

“Bazuar në këtë, në lagjen Kalabria, deri më 10 prill janë dhënë edhe 4 leje të tjera. Komuna e Prishtinës nuk e diskriminon askënd. Kushdo që i plotëson kushtet për ndërtim, bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, do të ndërtojë”, është shprehur Adonis Tahiri, Zyrtar për Informim në Komunën e Prishtinës.

Po ashtu, sipas Tahirit, në këtë lagje, është caktuar edhe lokacioni për ndërtimin e çerdhes publike, ku procedurat kanë filluar. Tash më mbetet çështja vetëm tek realizimi i planit dhe ndërtimit të çerdhës e cila do të bëhet nga zyra e BE-së thekson ai.

Lumi Mat në lagjen Mati 1, afër shkollës fillore “Pavarsia”, i cili fillon prej Matiqanit dhe vazhdon deri në Kalabri, po i pengon shumë banorët e kësaj lagje, madje ata thonë se ky lum kundërmon një erë aq të rëndë sa nuk mund t’i hapin as dyert e as dritaret e shtëpive.

Për të qenë edhe më e dëshirueshme kjo lagje për banim, Komuna e Prishtinës, tash më ka filluar punimet në ndërtimin e kolektorit për largimin e ujërave atmosferike si dhe ujërat e zeza që kanë kaluar, mbi lumin “MAT” në Lagjen Kalabria.

Ku ky projekt kap vlerën prej 2 milion euro, mirëpo i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje, të cilët nuk do të ballafaqohen me këtë problem. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori