0Shares

Vazhdojnë investimet nga buxheti i Komunës së Rahovecit për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme në gjithë territorin e kësaj komune.

Realizimin e këtyre projekteve që janë duke u realizuar në fshatrat Kramovik, Qifllak dhe Guri i Kuq, nga afër i ka parë edhe kryetari i Komunës Idriz Vehapi.
Projektet e vizituara nga ana e kryetarit Vehapi janë: rregullimi i objekti të ri të ShFMU “ Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik dhe rregullimin e rrugëve fushore në fshatrat Qifllak dhe Guri i Kuq.

Kryetari Vehapi, i ka premtuar banorëve të këtyre fshatrave, se nga buxheti Komunal do të realizohen edhe projekte të tjera të cilat janë në të mirë të banorëve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)