LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës subvencionoi 260 fermerë me sistem të ujitjes pikë-pikë

Komuna e Podujevës subvencionoi 260 fermerë me sistem të ujitjes pikë-pikë

Në kuadër të projekteve për subvencionime në sektorin e bujqësisë, Komuna e Podujevës ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë për fermerët llapjanë, ku përfitues të këtij subvencioni janë kryesisht kultivuesit e mjedrës, mollës, specit, karotës dhe aronisë.

Shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, i cili i ka uruar fermerët përfitues.

Drejtori Fetahu tha se Komuna e Podujevës do të vazhdojë me subvencionimin e sektorit të bujqësisë edhe me projekte të tjera. Subvencionimi i fermerëve me sistem të ujitjes krijon mundësinë e zgjerimit të sipërfaqeve të reja me pemë e perime”, tha drejtori Fetahu.

Nga ky projekt kanë përfituar 260 fermerë, kryesisht kultivues të mjedrës, mollës, specit, karotës dhe aronisë. Me këtë subvencionim të sistemit të ujitjes do të mbulohen 130 hektarë sipërfaqe të mbjella me pemë dhe perime.

Të gjithë fermerët kanë të lidhur kontratë me Komunën, përkatësisht Drejtorinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për vendosjen e sistemit të ujitjes në sipërfaqet e mbjella me pemë dhe perime brenda periudhës 60 ditore nga momenti i nënshkrimit të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori