LAJMI I FUNDIT:

Stagnon nataliteti në Negotinë, komuna jep para për lindjen e çdo foshnje

Stagnon nataliteti në Negotinë, komuna jep para për lindjen e çdo foshnje

Komuna e Negotinës e cila gjendet në qendër të Maqedonisë po shpërndanë të holla për të motivuar popullsinë që të rrisin natalitetin. Për lindjen e një foshnje prindërit marrin vauçer prej 14 mijë denarëve. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave , numri i lindjeve të foshnjave në qytetin e Negotinës po stagnon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2015 kanë lindur 201 foshnje ndërsa në vitin 2016 vetëm katër më shumë. Për qytetarët e Negotinës, stagnimi i natalitetit në këtë vend, ndodhë prej kushteve të këqija ekonomike, për shkak së cilëve popullata ka emigruar.

Sipas entit për statistikë, nëse krahasohet viti 2014 dhe viti 2015 numri i fëmijëve të gjallë është ulur për 521 fëmijë ose për 2.2%.