LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës mbështet perimekulturën me rreth 250 mijë euro

Komuna e Mitrovicës mbështet perimekulturën me rreth 250 mijë euro

Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, përgjatë vitit 2014-2017 ka mbështetur fuqishëm sektorin e kulturës, gjegjësisht serrave të mbyllura.

Deri më tani sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu , thuhet se janë realizuar projekte rreth 250,000 euro, duke përfituar kështu rreth 200 përfitues.

Këto projekte u realizuan nga mbështetja direkte e trefishimit të buxhetit komunal, donacioneve të përfituara si dhe participimit nga përfituesit.

Në këtë fushë edhe sot u mbështetën 30 fermerë me serra nga 200m2 dhe 50m2, në vlerë 30,000 euro, projekt i bashkëfinancuar në mes të komunës dhe fermerëve.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, uroj përfituesit e serrave dhe deklaroj se ndjehet i lumtur që perimekultura dhe në përgjithësi bujqësia në Komunën e Mitrovicës po veçohet si një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive familjare dhe se këto projekte po ndikojnë pozitivisht në tregun e vendit duke u zëvendësuar prodhimet e huaja me ato vendor,ai shtoj se Komuna e Mitrovicës në bazë të mundësive vazhdimisht është në përpjekje për të rritur buxhetin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, e gjitha kjo në mënyrë që të kemi sa më shumë përfitues dhe zhvillim të vendit tonë.

Në anën tjetër drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, falënderoj stafin për angazhim përball nevojave që fermerët kanë, ai po ashtu uroj fermerët përfitues, duke veçuar përgëzimin që rinia dhe gratë fermere janë në rritje për tu përkushtuar bujqësisë.

Po ashtu drejtori Aliu, bëri edhe një rrumbullakësim të mbështetjes për bujqësinë përgjatë këtyre 3 viteve, ai njëkohësisht shpalosi edhe Buxhetin Komunal për 2017 me të cilin rast inkurajoj fermerët për aplikim dhe rritje të interesimit të ndërsjellët për diskutim të përbashkët dhe nxitje të debatit për pika të rëndësishme në interes të qytetareve.

Fermerët përfitues shprehën falënderim për Kryetarin Bahtiri, dhe drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, me këtë rast njëri ndër përfituesit Abedin Rrustemaj, veçoi se ky projekt është në nxitje për punimin e tokës dhe rritjen e fermave tona bujqësore, ai po ashtu tha se mbetet me shpresë që edhe në të ardhmen do të kemi mbështetje të tilla. /Telegrafi/