LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Istogut me ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokave

Komuna e Istogut me ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokave

Nga sot në komunën e Istogut do të mbahet ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminar të tokave. Është hera e parë që toka në këtë komunë do të ketë një vlerë zyrtare.

Ministria e Financave me mbështetjen e shtetit suedez ka ndërmarrë një projekt për vlerësimin e të gjithë tokës në Kosovë.


Me rastin e hapjes së ekspozitës para të pranishmëve foli drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Hysi Maxharraj, ku tha se ftohen të gjithë qytetarët që të njoftohen me vlerën e parcelës së tyre dhe po ashtu të jepni komentet dhe vërejtët rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e qytetarëve do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit preliminar. Përveç tjerash një nga arsyet e vlerësimit të tokës është se toka do të tatimoret në të ardhmen dhe kjo do të bëjë të mundur që komuna të bëjë më shumë investime në përmirësimin e jetës së përditshme për komunitetin tuaj, tha ndër të tjera drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj.

Për të dhënë sqarime në lidhje me vlerësimin dhe klasifikimin e tokës në komunën tonë në ditën e parë do të qëndrojnë edhe ekspertët Suedez dhe të Ministrisë së Financave-Departamentit të Tatimit në Pronë.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për një muaj. /Telegrafi/