LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës ndihmon fermerët

Komuna e Gjakovës ndihmon fermerët

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Gjakovës, përmes subvencioneve të përcaktuara për këtë vit, sot ka ofruar një mbështetje për 25 fermerë të komunës së Gjakovës, të cilët do të jenë përfitues të moto kultivatorëve të dorës.

Këto pajisje për fermerë do t’iu krijojnë lehtësira dhe kualitet në punë, të cilat janë mundësuar gjithashtu edhe me kontribut të vet fermerëve.


Vlera e përgjithshme e projektit është 8 mijë euro, ku komuna ka kontribuar me 80 për qind të shumës, apo me 6.400 euro, ndërsa fermerët përfitues do të kontribuojnë me 20 për qind të shumës apo 1.600 euro në total.

Zyrtarë komunalë të Gjakovës thanë se edhe kësaj here subvencionet janë ndarë në baza proporcionale, nga pesë fermerë përfitues nga pesë rajonet e komunës së Gjakovës. /Telegrafi/