LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit përkrah bletarët

Komuna e Drenasit përkrah bletarët

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, në bazë të planit të punës për vitin 2016, ka realizuar projektin për furnizimin e bletarëve me ushqime për bletë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Skender Hasi, tha se është shumë e rëndësishme që sa më shumë fermer të merren me bletari dhe prodhimin e mjaltës, pasi që kjo veprimtari është mjaft profitabile.


Ai ka treguar se Komuna e Drenasit, përkatësisht drejtoria që ai udhëheq, në bazë të mundësive buxhetore, nga kategoria e subvencioneve edhe këtë vit ka mbështetur bletarët e Komunës sonë sipas kritereve të caktuara në shpallje publike.

Prioritet në këtë projekt kanë patur bletaret që kanë poseduar 5 deri në 29 koshere me bletë, pasi që këta nuk kanë pasur mundësinë të gëzojnë të drejtën e subvencionimit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ku për një koshere bletarët që kanë poseduar mbi 30 koshere kanë përfituar nga 15 euro për një shoqëri me bletë.

Vlen të potencohet që këtë vit janë subvencionuar edhe projekte për ngritjen e 15 plantacioneve të mjedrës si dhe projekte në lëmin e blegtorisë, ku mbi 100 fermer me mbi pesë krerë lopë qumështore, janë furnizuar me makina mjelëse. Komuna e Drenasit do të vazhdoj më mbështetjen e subvencionimit të fermerëve edhe vitin e ardhshëm në sektorët e ndryshëm të bujqësisë./Telegrafi/