0Shares

Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Presidenti i Bordit Erolld Belegu dhe Drejtori Ekzekutiv Arian Zeka pritën në takim pune përfaqësuesit e kompanisë energjetike amerikano-kanadeze “EmberClear” e cila planifikon që të investojë në Kosovë.

Drejtuesit e Odës Amerikane mirëpritën planet e kompanisë “EmberClear” për investime në vend, si një indikator i rëndësishëm se me gjithë vështirësitë e shumta në ambientin e të bërit biznes, Kosova mbetet një vend tërheqës për investitorët e huaj. Ata vlerësuan se projektet e tilla janë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit si dhe për luftimin e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë “EmberClear” shpalosën para drejtuesve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, detajet e planit të tyre për investime në vlerë prej 700 milionë eurosh për zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.

Gjatë takimit u theksua rëndësia që institucionet e vendit të miratojnë sa me prioritet kornizën e nevojshme legjislative e cila do të mundësonte thithjen e më shumë investimeve të ngjashme nga investitorë të huaj. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)