LAJMI I FUNDIT:

Komitetit Olimpik të Kosovës i ndahen 230 mijë euro

Komitetit Olimpik të Kosovës i ndahen 230 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të mbështetur Komitetin Olimpik të Kosovës, me 230 mijë euro për vitin 2017.

Kjo shumë do të paguhet në katër pjesë përbrenda vitit.


“Ndërkaq, obligim i KOK-ut është që këtë buxhet ta shfrytëzojë për zhvillimin e politikave programore në fusha si: avancimin i sportit femëror, mjekësi sportive, aktivitete sportive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për komunitetet pakicë dhe multietnike, aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave të sportit”, thuhet në njoftim të ministrisë, transmeton AktivPress.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare do të jetë në shërbim të Komitetit Olimpik të Kosovës për realizimin e objektivave të planifikuara të tij për vitin 2017. “Shuma e ndarë për KOK-un nga MKRS-ja do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së sportit në vend, masivizimit të tij, ngritjes së kapaciteteve profesionale në fushën e sportit dhe pjesëmarrje konkurruese të sportistëve dhe ekipeve tona në garat vendore dhe ndërkombëtare, u shpreh ai.

Ndërkaq, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, shprehu falënderimin për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për KOK-un. “Qeveria, konkretisht Ministria vazhdimisht e kanë mbështetur Komitetin Olimpik të Kosovës dhe memorandumi që kemi nënshkruar sot është në vazhdën e këtij drejtimi, por është e nevojshme që të ketë një dinamikë edhe më të shtuar të përkrahjes financiare në vitet në vijim”, tha ai.

Hasani e informoi ministrin Shala, për planet dhe punën që po bën KOK-u për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të tij si dhe synimet për ciklin e ardhshëm olimpik për t’u prezantuar sa më cilësisht.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori