Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, të martën do të bëjë prezantimin e të gjeturave pas matjes së territorit të Kosovës.
Zëdhënësi i komisionit, Tomor Çela tha se të gjitha punët profesionale kanë përfunduar dhe ka mbetur vetëm prezantimi.
“Pothuajse e gjithë puna analitike, prezantimet dhe diskutimet kanë përfunduar, jemi duke u marrë me punët teknike. Të martën në orën 10:00 do të jetë prezantimi i të gjeturave të raportit për sipërfaqen e territorit të Kosovës dhe besoj që nesër gjatë prezantimit do të kuptohen detaje të tjera, reth kësaj çështje”, tha Cela
Ndryshe nga ky komision, sot është larguar anëtari Fitim Humolli, i vetmi gjeograf në përbërjen e komisionit.
Largimin nga komisioni e ka konfirmuar zëdhënësi Çela. Megjithatë ai ka thënë se komisioni nga fillimi ka qenë unik dhe nuk ka pasur problem për mënyrën e punës.
“Konsideroj se puna e komisionit ka qenë shumë unike e bashkëpunuese. Përfaqësuesi i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore [Fitim Humolli],gjatë gjithe kohës, prej fillimit, në takimin e parë ka tentuar të jetë imponues”, tha Çelaj.
Çelaj nuk ka dashur të flas më shume për ndonjë të gjetur të re.
Pas paraqitjes të gjetjeve të komisionit ditën e martë, nga data 21 deri më 24 janar, ky komision do të zhvillojë diskutimet publike dhe pastaj do të bëhet përmbyllja e raportit përfundimtar.
Matja e territorit është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës, por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.
Formimin dhe punën e këtij komisioni e kanë kundërshtuar partitë politike opozitare dhe nuk kanë dashur që të marrin pjesë në këtë komision duke thënë se “nuk dëshirojnë të legjitimojmë veprime dhe marrëveshje tejet të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, siç është edhe Komisioni për matjen e territorit”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës” – miku i shqiptarëve John Hodgson promovon librin ku shpalos ngjarjet politike të viteve ’80-ta
Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni punojnë 4.656 mësues dhe bashkëpunëtorë
Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi