LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Bujqësi: Gjendjen në bujqësi se kemi të mirë

Komisioni për Bujqësi: Gjendjen në bujqësi se kemi të mirë

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, sot nuk e pati ditën e tij më të mirë. Të shumta ishin kritikat që për të sot patën anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

Adem Salihaj, anëtar i komisionit nga radhët e LDK-së, tha se Ministria e Bujqësisë nuk ka arritur ta përmbush planin legjislativ të hartimit të projektligjeve as për dhjetë për qind, dhe kjo është mjaftë shqetësuese.


“Ne e dimë të gjithë që gjendjen në bujqësi nuk e kemi aq të mirë. E dimë që nuk kemi sa duhet as grande as subvencione. Megjithatë një menaxhim shumë më i mirë edhe në aspektin ligjor, do të ndihmonte shumë në zhvillimin e bujqësisë“, tha Salihaj.

Edhe anëtari tjetër i komisionit, Salih Salihu, nga Vetëvendosje, tha se gjendja në Bujqësi kurrë nuk ka qenë më e rendë se sa tani. Ai tha se Qeveria nuk është e interesuar që këto ligje të kalojnë më shpejtë, të cilat do të ndikonin direkt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Me e keqja zoti ministër, ju nuk keni arritur me pru në Kuvend ‘Strategjinë kombëtare për Zhvillimin e Bujqësisë’ 2014-2020. Që katër vite e keni bërë dhe nuk arrini me qit në Kuvend me e miratua. Kjo tregon se sa seriozisht e keni marrë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Unë iu them me përgjegjësi të plotë, se bujqësia kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë se sa është tash”, tha Salihu.

Nga ana tjetër, ministri Memli Krasniqi u tha anëtarëve të Komisioni se Bujqësia në Kosovë kurrë nuk ka qenë më mirë. I Pari i Bujqësisë në Kosovë i ka quajtur jo shumë korrekte kritikat e deputetëve, duke u thënë se jo për gjithçka përgjegjëse është ministria.

“z. Salihu shumica e temave që i ngrite janë komplet jashtë kompetencave të ministrisë dhe jam i sigurt se ju e dini. Këto shqetësime janë të drejta, por është jo krejt korrekte me gjuajt përgjegjësinë në ministrinë e Bujqësisë, për çështje që ndërlidhen ekskluzivisht me fushat e përgjegjësive tjera. Ne s’kemi përgjegjësi për import. Ne nuk mundemi me e kontrollua importin. Ne nuk mundemi në kuptimin legal me vendos rregull e kontroll, sepse nuk e kemi ministrinë e Tregtisë as AVUK-un as inspektorët fitosanitar… Ne mund te kemi konstatime qoftë politike apo profesionale, apo të percepcioneve, të cilat mund t’i kemi bazuar në informacione të caktuara, por dhe në mungesë të tyre, por bujqësia asnjëherë nuk ka qenë më mirë, së paku po flasim për vitet e pasluftës”, tha ministri Krasniqi.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë raportimit para Komisionit tha se në vitin e kaluar nuk kanë arritur ta realizojnë planin për disa arsye që ndërlidhen kryesisht me legjislacionin. E dy ligje që vazhdojnë të jene prioritet, sipas tij, janë Projektligji për ushqimin dhe Projektligji për Pyjet. Krasniqi tha se sa i përket inspektimeve duhet të bëhet kthimi nga niveli lokal në qendror, si dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të kthehet në mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori