LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Granteve aprovon disa financime neper komuna

Komisioni i Granteve aprovon disa financime neper komuna

Komisioni i Granteve ka mbajtur sot takimin e parë për vitin 2017, i cili u kryesua nga ministri i Financave Avdullah Hoti.

Në këtë takim gjithashtu murrën pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë Izet Sadiku, zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Administrim të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, kryetari i komunës së Graçanicës Valdeta Kostic, kryetari i komunës së Dragashit Salim Jonuzi, kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, kryetar i Asociacionit të Komunave Naim Ismjali njëherit Kryetar i Komunës së Shtimes, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi, si dhe drejtori i Departamentit të Buxhetit në MF Salvador Elmazi.


Në këtë takim u diskutua dhe u aprovua Raporti i përshtatshmërisë së financimit komunal për vitin 2016, ku u bë e ditur se ky raport i cili prezanton vlerësimin e Komisionit të Granteve mbi përshtatshmërinë e sistemit të financimit të nivelit komunal përgjatë vitit 2016, paraqet rezultatet e vlerësimit dhe sfidat kryesore të identifikuara nga Komisioni i Granteve, dhe më pastaj ofron rekomandime për përmirësime të mëtutjeshme në sistemin e tanishëm të financimit komunal.

Vlerësimi i Komisionit të Granteve bazohet në parimet e përcaktuara me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) dhe në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (LVQL). Më saktësisht, përshtatshmëria e sistemit të financimit komunal është vlerësuar duke matur zbatimin e kritereve bazë të përcaktuara në LFPL për ndarjen e granteve qeveritare dhe përfshirjen e vlerësimeve të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e qeverisë së përgjithshme.

Sipas këtij Raportit për vitin 2016, Komisioni i Granteve ka aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, si vijon:

Granti i Përgjithshëm – në shumë prej 134.91 milionë euro
Granti Specifik për Arsim – 161.33 milionë euro
Granti Specifik për Shëndetësi – 42.08 milionë euro
Financimi për Shëndetësi Sekondare – 2.60 milionë euro dhe
Financimi për Shërbime Rezidenciale – në shumë prej 0.24 milionë euro

Përfshirjen e parashikimit të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e Qeverisë së Përgjithshme në shumë prej 80 milionë euro.

Në këtë takim anëtarët e Komisionit të Granteve në bazë të nenin 32 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, bënë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj me short, për katër kryetarë të komunave me mandat ligjor njëvjeçar si anëtarë të Komisionit të Granteve gjatë vitit 2017.

Me hedhjen e shortit për anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve, janë përzgjedhur kryetari i komunës së Rahovecit, kryetari i komunës së Klinës, kryetari i komunës së Ferizajt si dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut.

Ministri i Financave Avdullah Hoti, njëherazi edhe kryesuesi i Komisionit të Granteve , përgëzoi Kryetarët e Komunave për bashkëpunimin dhe kontributin në arritjen e objektivave dhe sukseseve gjatë vitit 2016, dhe i ftoj ata që ky trend i sukseseve të performoj në nivel më të lartë profesional dhe menaxherial edhe gjatë vitit fiskal 2017./Telegrafi/