LAJMI I FUNDIT:

Koloneli rumun shef i Policisë Speciale në EULEX-it

Koloneli rumun shef i Policisë Speciale në EULEX-it

Koloneli rumun, Marian Petre është emëruar shef i Departamentit të Policisë Speciale në kuadër të EULEX-it, njoftuan mediat rumune.

Qeveria e Rumanisë citohet të ketë thënë se ky emërim është rezultat i hapave të përbashkët të institucioneve të Rumanisë dhe zyrave përgjegjëse për emërime të tilla të Bashkimit Evropian, transmeton RTK. /Telegrafi/