LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni Mango për raste solemne

Koleksioni Mango për raste solemne

Koleksioni solemn i brendit Mango është i dizajnuar për femrat, të cilat i preferojnë trendët më të rinj, pa marrë parasysh se për çfarë rasti.

Nëse pas pak ditësh shkoni në kurorëzim, bëheni gati për mbrëmje të maturës apo në ndonjë rast tjetër solemn dhe dëshironi të dukeni mrekullueshëm, Mango ju ka përgatitur koleksionin solemn, i cili përfshin stile të ndryshme fustanesh, veshjes dhe xhaketash dhe të gjitha rrobat janë të përshtatura për raste të veçanta.


Në koleksion dominojnë fustanet nga materialet delikate dhe elegante, të cilat nxjerrin në pah supet dhe të cilat janë të zbukuruara me kind.

Mund të zgjidhni fustan romantik me dantella nuanca të kuqe dhe bezhë, apo kreacione me kravata të mëdha, me mëngë asimetrike dhe të hapura në shpinë.

Koleksioni sjell pjesë të shkëlqyeshme për bankete verore dhe për ngjarje solemne për shoqërinë më të dashur.

Midis propozimeve të brendit mund të gjeni edhe fustane të vogla klasike ngjye të zezë, por edhe fustane maksi transparente verore me print lulesh.

/Telegrafi/