LAJMI I FUNDIT:

Kolegji AAB përmbylli edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim

Kolegji AAB përmbylli edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim

Me një ceremoni rasti, Kolegji AAB ka përmbyllur edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim.

Me këtë rast, udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunime Ndërkombëtare i Kolegjit AAB, Liridon Bajrami, në fjalën e tij tha se “Shkolla Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim kishte në fokus të saj zhvillimet ndërkombëtare, shoqëritë post-konfliktuale dhe decentralizimin.


Ai u shpreh shumë i lumtur që në këtë edicion të shkollës verore ka pasur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, si nga: ShBA, Kanadaja, Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia, Lituania, Turqia, por edhe studentë nga vendet fqinje si Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, duke përfshirë këtu edhe studentë nga Kosova, për të cilët thotë se është i sigurt që e kanë shfrytëzuar këtë program për të për të përfituar sa më shumë profesionalisht.“Ishtenjë program që u siguroi studentëve nga të gjitha vendet e botës mundësinë që të kalojnë10 ditë duke studiuar rreth zhvillimeve post konfliktuale të vendit tonë, ku para dy dekadash kishin ndodhur krime të tmerrshme”, tha Bajrami.

Ndërkaq, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, në fjalën e tij tha se ideja e një organizimi të tillë nga ana Kolegjit AAB, burimin e ka në dëshirën për ndërkombëtarizimin e këtij institucioni si dhe krijimin e mundësive për të rinjtë kosovarë dhe atyre jashtë Kosovës, që përmes pjesëmarrjes të zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit dhe miqësisë. ”Është obligimi i institucioneve arsimore të mendojnë në zhvillimin e iniciativave të cilat krahas zgjerimit të njohurive për të rinjtë, krijojnë edhe kushte për fuqizim të njohjeve ndërkulturore në mes të banorëve të vendeve të ndryshme. Përgatitja për t’u përballur me nevojat e tregut, me dinamikat e ndryshimeve si dhe me trendin e globalizimit, kërkon nga të rinjtë një model ndryshe të përgatitjes, i cili dallon nga ai tradicional. Pikërisht në këtë kuptim, me iniciativa të tilla AAB vazhdon të pasurojë ofertën akademike për të gjithë të rinjtë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet e ndryshme nga e gjithë bota”, tha zv.rektori Vehapi.

Në ceremoninë përmbyllëse të Shkollës Verore në Kolegjin AAB, drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, znj. Drita Kadriu, duke përgëzuar për realizimin me sukses të edicionit të parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare, në mes tjerash tha se Kolegji AAB me këtë aktiviteti ka siguruar edhe 20 e më shumë ambasadorë të rinj të Kosovës nëpër shtete të tjera, të cilët do të flasin dhe do ta përkrahin vendin tonë, meqenëse studentet tanë janë shumë mikpritës dhe dashamirës.
Ajo shtoi se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, çdo herë do të jenë afër që ta përkrahin integrimin dhe demokratizimin e shoqërisë.

Studentët pjesëmarrës në Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim në Kolegjin AAB, pos leksioneve dhe punës kërkimore që zhvilluan, patën mundësinë që të bëjnë vizita edhe nëpër vende të ndryshme turistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Në fund të ceremonisë, studentët pjesëmarrës u pajisën nga Kolegji AAB edhe me certifikata të cilat bartin 4 ECTS. Gjithashtu, 10 punimet më të mira të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Demokraci dhe Zhvillim, do të publikohen në Revistën Kërkimore Ndërkombëtare “Thesis”.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori