LAJMI I FUNDIT:

Kokedama, sfera e gjelbër magjike

Kokedama, sfera e gjelbër magjike

Ideja gjeniale e zëvendësimit të lules nga një pjatë, në një top mbushur me dhe, ishte një ide gjeniale e cila lindi në Japoni dikur rreth vi ve 1990, por që kishte një origjinë të paktën 400 vjet më parë

Kuptimi i fjalës kokedama vjen nga fjala ‘dama-top’ dhe ‘koke’ që nënkupton myshk, pra një top myshku.

Ato i sheh ngado, nga shtëpitë deri tek hotelet dhe restorantet luksoze, evente si dasma apo pritje, kjo falë kreativitetit që dhuron kjo teknikë.

Si krijohet kokedama?

Nëse ju duket e pamundur për të pasur një detaj kaq të rëndësishëm në shtëpinë tuaj, mos u shqetësoni, pasi është fare e thjeshtë. E për ta realizuar mjaftojnë pak minuta dhe shumë durim,  sepse kjo sferë e gjelbër, e cila dekoron në mënyrë fantastike çdo kënd të shtëpisë tuaj, dhuron një atmosferë relaksi edhe në mes të shkretëtirës.

SONY DSC

Së pari zgjedhim bimën që duam të mbjellim, e heqim nga toka dhe i pastrojmë rrënjët e saj nga dheu. E vendosim për pak minuta në ujë. Më pas marrim një përzierje toke të cilën e kemi pasuruar me plehrat e nevojshme që ndihmojnë në rritjen e bimës, të cilat i përpunojmë me pak ujë duke krijuar një topth prej balte.

Topthin e ndajmë në mes dhe brenda vendosim rrënjët e lules, të cilën fillimisht e kemi mbështjellë me myshk. Duhet të jemi të sigurt që madhësia e rrënjëve dhe zhvillimi i bimës të mos jetë më i madh se topthi në momentin që e mbjellim, ndryshe do të prishet.

1_0015

Më pas, kokedamën e izolojmë përqark me një mase myshku, e mbështjellim të gjithë formën sferike, duke lënë një hapësirë në pjesën që bima del jashtë. E shtrëngojmë fort me gishta myshkun në mënyrë të tillë që të puthitet me dheun, e më pas e shtrëngojmë me një spango të fortë, derisa të thahet dhe myshku të bëhet njësh me baltën dhe të vijojë të çelë në mënyrë natyrale.

Ndërkaq, me anë të një tjetër spangoje më të fortë, krijojmë një shportë, zgjatimet e së cilës dalin lart, për t’u lidhur, në mënyrë të tillë që kokedama të vendoset diku në një lartësi, që mund të dhurojë pamje të këndshme për syrin, por edhe të ujitet lehtësisht.

Kaq mjafton për ta provuar në shtëpi, me çfarëdolloj luleje që dëshironi, pasi kokedama është miqësore me të gjitha bimët.

DSC_0046

Ku ta vendos sferën time?

Gjithçka varet nga madhësia e çdo kokedame. Nëse ato janë të vogla, mund të vendosen në çdo vend. Mund të varen në tavan, nëpër cepat e shtëpisë, në ballkon apo në dritare. E nëse janë të mëdha, atëherë mund të vendosen në një kënd ku depërton sado pak dritë.

5695fcf6-fa55-4ba2-8422-2d47fc8f865c--Kokedama_Creation_0049

Ato janë ideale për të dekoruar sidomos ambientet që janë të rrethuara nga grija e betonit, pasi i japin një tjetër atmosferë çdo shtëpie. Ashtu siç edhe shprehen japonezët, kokedama, është një bimë e cila është krijuar për të qëndruar pezull në ajër, pasi vetëm kështu realizon misionin e saj.

mas-kokedamas-plantas-voladoras-sin-maceta_MLA-F-4105177225_042013

Si ujitet kokedama?

Ndryshe nga bimët e tjera të cilat ndoshta nuk ujiten rregullisht edhe për faktin që janë të mbjella në vazo ku ka lagështi, me kokedamën ndodh krejt ndryshe.

picsart_04-25-09-16-551

Ato ujiten më rrallë, prandaj fillimisht gjeni një enë të rrumbullakët, forma e së cilës të jetë e njëjtë me atë të bimës tuaj.

Mbusheni atë me ujë, futni brenda sferën dhe lëreni për disa minuta, derisa rrënjët e bimës si dhe myshku të marrë mjaftueshëm lagështinë që i nevojitet për të qëndruar për të paktën një javë në ajër. /Telegrafi/

Kokedama+3+(2)

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori