LAJMI I FUNDIT:

Koci: Sami Lushtakut i takon kompensim

Koci: Sami Lushtakut i takon kompensim

Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut tha se kryetarit të Skenderajt pas lirimit nga burgu i takon kompensim për kohën që kaloi prapa grilave.

Një ditë pasi Gjykata Supreme e Kosovës e tha fjalën e fundit në gjykimin ku Sami Lushtaku akuzohej për krime të luftës, avokati i tij Arianit Koci thotë se Lushtakut duhen t’i shpaguhen vuajtjet që i shkaktoi ky proces.


Lushtaku që ishte arrestuar në maj të vitit 2013 deri më datën 3 korrik kur Gjykata Supreme e Kosovës i dha pafajësinë, pjesën më të madhe të kësaj kohe e kishte kaluar në paraburgim.

Sipas legjislacionit penal në Kosovë, u njihet e drejta e kompensimit të akuzuarve që kanë qëndruar në arrest shtëpiak, paraburgim apo kanë shkuar në vuajtje të dënimit e më pas janë shpallur të pafajshëm.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci megjithëse konstaton që Lushtakut asgjë nuk mund t’ia kompensojë 4 vjetët e humbur, thotë se kryetarit të Skenderajt i takon kompensim.

“Burgu është shumë i vështirë kur je i pafajshëm dhe akuzohesh me prova të rrejshme. Sidoqoftë kompensimi ligjor për vuajtjet e shkaktuara me këtë procedim penal të padrejtë i takon Sami Lushtakut. Ne ende nuk e kemi biseduar këtë me Samiun, sepse kemi pasë prioritete të tjera, por kompensimi për dëmin e shkaktuar moral dhe material i takon z. Lushtaku”, tha Koci.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes.

Mbrojtja e Lushtakut ishte ankuar në Gjykatën e Apelit e cila e kishte liruar nga akuza e vrasjes dhe e kishte dënuar me 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese. Gjykata Supreme e liroi dy ditë më parë Lushtakun, ndërsa Kallxo.com e siguroi vendimin e Supremes me të cilin Lushtaku u lirua

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori