LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë

Koalicioni anti-PDK s’pritet të ndodhë

Një koalicion i madh parazgjedhor i partive kryesore parlamentare, i cili do ta nxirrte PDK-në në opozitë pas gati një dekade qeverisjeje, vështirë se do të ndodhë.  Nuk ka shenja të arritjes së një koalicioni mes LDK-së, LVV-së dhe partive të tjera për të cilin spekulohej ditëve të fundit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) lehtësisht do të binte nga pushteti pas gati një dekade qeverisjeje po qe se subjektet e mëdha politike në vend do të bënin koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, shkruan “Zëri”.


Madje pas rrëzimit të qeverisë “Mustafa” në Kuvend spekulohej për një koalicion parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila vlerësohej se do të dilnin si koalicioni më i madh në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Por gjasat për një koalicion të tillë janë minimale dhe në vend se të bënin koalicione të mëdha partitë kryesore parlamentare aktualisht janë të interesuara për bashkëpunim me partitë më të vogla, veçanërisht me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se vetëm bashkimi i të gjitha partive parlamentare do të mundë ta çonte PDK-në e Kadri Veselit në opozitë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori