Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut vlerëson se seanca që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Hradinaj nga autoritetet franceze, do të jetë vazhdimësi e seancave të jashtëzakonshme paraprake që nuk kanë prodhuar asnjë rezultat përveç fyerjeve, akuzave dhe kundër-akuzave si dhe rritjes së rreme të adrenalinës patriotike.
“Pikërisht mungesa e një patriotizmi të vërtetë, dashurisë dhe përkushtimit për shtet dhe qytetarët e tij, prodhojnë situata kaotike dhe seanca të jashtëzakonshme krejtësisht të pafuqishme, të padobishme dhe të dëmshme”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Sipas KMDLNj-së, vetëm zbatimi i ligjit, drejtësia e pavarur, serioziteti shtetëror dhe përkushtimi qytetar janë mbrojtje e Ramush Haradinaj dhe të tjerëve që janë arrestuar, po arrestohen dhe do të arrestohen.
“Ramush Haradinaj do të lirohet por situata nuk do të ndryshojë aspak! Individin e mbron shteti sikur që edhe individi, me sjellje në përputhje me ligjin, e mbron shtetin! Ky është standard demokratik i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht. Për fat të keq Kosova është ende shumë larg përmbushjes së këtij standardi prandaj, edhe në të ardhmen do të përballemi me këso probleme. Deri të bëhemi një vend normal!”, thuhet tutje në reagimin e KMDLNj-së.
Ky Këshill ndër të tjera ka theksuar se në shumë raste udhëheqësit më të lartë të Kosovës u arrestuan, u poshtëruan publikisht për t’u liruar me ndihmën e miqve “ndërkombëtarë, ku sipas tij në këtë mënyrë Serbia krijonte epërsi politike duke u faktorizuar ndërkombëtarisht ndërsa Kosova mbrohej dhe defaktorizohej duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.
“Serbia, që nga përfundimi i luftës ka sajuar lista me ‘kriminelë’ shqiptarë, kryesisht udhëheqës të UÇK – së apo të atyre që u pengojnë politikisht kurse Kosova, me sugjerimin e ‘miqve’ ndërkombëtarë, kriminelët e dëshmuar serbë nuk i akuzonte për hir të ‘normalizimit’ të marrëdhënieve me Serbinë për çka lavdërohej verbalisht nga Brukseli për qasje konstruktive kurse, faktikisht përjashtohej nga të gjitha proceset integruese duke mbetur vendi i vetëm në botë , pa liberalizim të vizave. Madje edhe Kolumbia e Pablo Eskobarit ka fituar liberalizimin e vizave për shtetet evropiane sikur që edhe Serbia e Millosheviqit, me pasardhësit politik që e trashëguan denjësisht sot në Serbi, me hapa galopant po shkon drejt integrimit evropian. Në kohën kur Serbia po sajonte sikur që edhe sot sajon “fakte” për krime lufte në Kosovë, autoritetet kosovare nuk punuan asgjë në këtë drejtim”, thotë KMLDNj.
Sipas tyre, UNMIK dhe EULEX penguan çdo hulumtim serioz për krime lufte në Kosovë prandaj toleruan strukturat e kriminalizuara në Kosovë ta bëjnë vendin “tokë me perspektivë të djegur”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj