LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ kërkon zhbllokim të situatës ose zgjedhje të jashtëzakonshme

KMDLNJ kërkon zhbllokim të situatës ose zgjedhje të jashtëzakonshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të zhbllokojnë situatën e krijuar për krijimin e institucioneve të vendit, në të kundërtën propozon shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Duke përkujtuar se raporti i forcave parlamentare është baras 60 me 60 dhe kur asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare, KMDLNJ konstaton se është krijuar ngërç politik, ndërkohë që sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, në mënyrë eksplicite thuhet se koalicioni parazgjedhor fitues apo subjekti fitues  e ka të drejtën e vetme të propozojë kryetarin e Kuvendit.


KMDLNJ thekson se mospjesëmarrja në seancat konstituive janë të papranueshme, pasi që ato e dëmtojnë rëndë interesin e qytetarëve, andaj u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive më 24 gusht, në mënyrë që të përmbushin detyrimin kushtetues.

“Zhbllokimi duhet të bëhet me një marrëveshje politike, pavarësisht se kush do të jenë palë të marrëveshjes. Koalicionit PAN, si fitues i zgjedhjeve të fundit i takon kryetari i Kuvendit dhe përpjekja e parë për formimin e qeverisë e që nuk nënkupton që procesi mund të zvarritet deri në pafundësi sikur që LV dhe LAA duhet ta kenë të qartë se nuk mund të bëhet asnjë veprim drejt formimit të qeverisë pa u zgjedhur organet drejtuese të Kuvendit dhe nuk kanë asnjë të drejtë që duke përdorur shantazhin si mjet politik të pengojnë zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit duke bllokuar proceset tjera”, thuhet në komunikatë.

“Disa subjekte politike, ngërçin politik që vetë e kanë krijuar po e keqpërdorin për të provokuar zgjedhje të reja. Është përgjegjësi kushtetuese e presidentit të Kosovës ta ndërpresë këtë lojë të pandershme të subjekteve politike duke ofruar zgjidhje”, thuhet më tej në komunikatë.

KMDLNJ kërkon gjithashtu që pas formimit të institucioneve funksionale, të rishqyrtohen të gjitha emërimet dhe shkarkimet në poste ekzekutive apo pozita tjera të larta, pasi që është favorizuar “kualifikimi” politik dhe është dhunuar profesionalizmi që do të duhej të ishte kriteri themelor për emërime apo shkarkime.

KMDLNJ u bën thirrje deputetëve të Kosovës të kontribuojnë në zhbllokimin e situatës dhe funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve, në të kundërtën do ta bartin përgjegjësinë për bllokimin institucional. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori